Dyfishimi i tarifave për lejet e drejtimit/ Gjinaj: E padrejtë, vendim tinëzar

0
81

Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit, Tonin Gjinaj ka reaguar pas lajmit se tarifat e shërbimeve për lejet e drejtimit do të dyfishohen dhe madje disa prej tyre edhe do të katërfishohen.

Ai tha në News 24, se ky vendim është marrë pa i njoftuar ata dhe kjo do të sjellë një konfuzion pas datës 4 shkurt.

Dje u vura në dijeni, por jo zyrtarisht, këto janë tarifa që janë vendosur tinëz dhe në mënyrë të padrejtë, pa marrë mendimin e grupeve të interesit. Nuk mund të katërfishohen çmimet e tarifave. Unë kam dijeni se hyjnë në fuqi në datën 4 shkurt. E papranueshme që në të mos jemi në dijeni. Kjo do të sjellë shumë konfuzion pas datën 4 shkurt. Është akrobaci dhe e paimagjinueshme. Së pari ne duhej të ishim informuar. Autoshkollat tani janë në prag falimenti, janë të dorëzuara”, shprehet Gjinaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here