Berisha: Demokratë jeni pararendës të një Shqipërie tjetër, të rivendosjes së pluralizmit dhe votës së lirë

0
89

Kryedemokrati Sali Berisha ne fjalimin e tij para protestuesve te “Rruga e Shpreses” u tha se ata jane misionarët e kthesës së madhe, vendimtare për fatin e demokracisë, lirisë, dinjitetit dhe të ardhmes tonë, por dhe vetë ekzistencës së kombit shqiptar.

”Ju, burrat, gratë, djemtë e vajzat e kthesës, jeni frymëzimi, shpresa e pashuar e mbarë shqiptarëve.
Çdo demokrat, qytetar, duhet ta ketë të qartë se në rast se sot heziton dhe nuk ngrihet kundër regjimit monist të Edi Ramës, nesër mund të jetë vonë, nesër ai pavarësisht nga qëndrimi i tij, nga vota e tij, por me indiferencën, heshtjen, ka firmosur mandatin e tij që qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e votës.
Ndaj dhe protesta juaj, kthesa juaj në agun që ndahet terri nga drita, shpresa nga dëshpërimi, e shkuara diktatoriale nga e ardhmja, jeni pararendës të një Shqipërie tjetër, të rivendosjes së pluralizmit, votës së lirë, besimit tek Shqipëria.
Demokrate e demokratë!
Historia juaj është historia e betejave për idealet më fisnike, të larta.
Historia juaj është historia e ndryshimit të vazhdueshëm për të ndryshuar Shqipëri.
Historia juaj është historia e njerëzve, e burrave dhe grave të kthesave epokale, të kthesave që ndan dritën nga terri, diktaturën nga demokracia, gënjeshtrën nga e vërteta.
Të tillë jeni ju, të tillë janë demokratët.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here