Maqedoni/ Moszbatimi i dygjuhësisë , pakënaqësi në radhë të palas shqiptarë

0
146

 

flamuriPërdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Maqedoni ka mbetur peng i partive politike, të cilat janë treguar të pa zonja  ta zgjidhin këtë çështje të rëndësishme, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike. Komentet e tyre vijnë pas debatit që po zhvillohet në kuadër të grupeve të punës të partive politike edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë dygjuhësinë në vend.Naser Zyberi, një nga ekspertët pjesëmarrës në bisedimet për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, thotë se partitë shqiptare edhe 15 vjet nga nënshkrimi i këtij dokumenti, nuk kanë arritur të zbatojnë dygjuhësinë. Sipas Kushtetutës, përveç maqedonishtes, gjuhë zyrtare është edhe gjuha që e flasin mbi 20 për qind e popullatës së vendit, që nënkupton gjuhën shqipe, por zbatimi i saj ka hasur në interpretime të ndryshme që edhe më shumë e kanë ndërlikuar këtë çështje të ndjeshme.“Partitë politike shqiptare, qoftë njëra apo tjetra, që kanë qeverisur me VMRO DPMNE-në, e në radhë të parë BDI-ja, nuk kanë mundur deri tani të shtrojnë dhe ta ngrenë në nivelin e prioritetit të tyre politik çështjen e gjuhës shqipe”.”Madje shpeshherë [një gjë e tillë] ka ndodhur që edhe me vetëdije, siç është rasti me koalicionin e fundit kur lideri i BDI-së, pranoi se ka hequr dorë nga çështja e zgjidhjes së përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në favor të proceseve euro- integruese… Pra, zyrtarizimi i gjuhës shqipe ka mbetur peng i kësaj qasjeje do të kisha thënë, inerte të partive politike shqiptare dhe këtij inati që ka shprehur VMRO DPMNE-ja“, thotë Zyberi.Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi deklaroi  :  “Nuk është diçka që të mund të sigurohet aq shpejt vullneti politik duke marrë parasysh se partitë politike kanë agjendat dhe prioritetet e tyre. Ideja jonë është që ne të krijojmë atmosferë dhe t’i bindim me argumente se kjo është një çështje, e cila duhet të absolvohet dhe të avancohet pasi është në të mirën e gjithëve, të respektojmë njëri-tjetrin, të respektojnë gjuhën dhe kulturat e njëri-tjetrit“.Ndërsa Naser Zyberi,  tha se praktika e deritanishme e përdorimit të shqipes është absurde pasi ka institucione që e interpretojnë ligjin sipas vullnetit, apo dëshirave Probleme me përdorimin e gjuhës shqipe ka edhe në Kuvend. Atje deputetët mund të flasin gjuhën shqipe, por jo edhe nëse drejtojnë seancat e Kuvendit. Situatë e ngjashme është edhe me ministrat shqiptarë të Qeverisë. Ata mund të përdorin gjuhës shqipe në rrethana të caktuara,por jo edhe në takime bilaterale apo në mbledhjet e Qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here