Ekonomisti ngujoi familjen, eksperti i kriminalistikës: Ka informatorë, si duhen rishpërndarë policët

0
68

Eksperti i Kriminalistikës, Artan Rexhepi është shprehur se duhet bërë një rishpërndarje e forcave të Policisë në zona të caktuara, të cilat kanë një dendësi më të madhe të popullsisë.

 

Komentet Rexhepi i bëri në Euronews Albania, ku komentoi rastin e ekonomistit 35-vjeçar, Jetnor Zhaboli, që mbante të ngujuar familjen e tij për muaj me radhë.

Rexhepi tha gjithashtu se Policia ka informatorët e vetë, por sipas tij, duhet që edhe strukturat e tjera të bëjnë punën e tyre, si përshembull administratorët e pallateve, të cilët duhet të japin informacion.

“Për hir të vërtetës kjo ngjarje u zbulua nga Policia. Duhet bërë një rishpërndarje e forcave të rendit në zona. Përshembull në zona me intensitet të lartë banorësh si Tirana duhet të ketë një numër më të lartë efektivësh.

Policia nuk mund të di se çfarë ndodh në shtëpi, por edhe fare pa informacion nuk mund të jetë, sepse ka informatorët e vetë. Tirana nëse në një zonë kaq metër katror ka një polic, nuk është e barabartë me një qytet që ka popullsi më të ulët.

 

Të shkosh të marrësh informacion ke edhe një administrator pallati aty. Kështu që strukturat e tjera aty kanë çaluar. Një diçka flesh mund të thosha, ne kemi kërcime të sforcuara, nga një feudalizëm tentuam të kalonim në komunizëm”, tha Rexhepi.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here