Napoli kalon në finalen e Superkupës, kampionët e Italisë fitojnë 3-0 ndaj Fiorentinës

0
171

Napoli është kualifikuar për në finalen e Superkupës së Italisë, pasi triumfoi 3-0 ndaj Fiorentinës në KSU Stadium (Riyadh). Kampionët e Italisë vendosën ndeshjen në shinat e duhura në minutën e 22-të, duke shënuar gol me anë të sulmuesit argjentinas, Simeone.

Fati nuk ishte me skuadrën violë në pjesën e parë. Goli i Beltran në minutën e 27-të u anulua për shkak se konsiderua pozicion i parregullt, ndërsa Ikone dështoi nga pika e bardhë e penalltisë në të 44-tën. Takim ishte mjaft i bukur edhe në pjesën e dytë. Në disavantazh, djemtë e Italianos provuan të barazonin shifrat, pasi nuk kishin asgjë për të humbur.

Të besuarit e Mazzarit dyfishuan shifrat me Zerbin. Sulmuesi italian shfytëzoi në maksimum një asist të Di Lorenzos, gjatë zhvillimit të një goditje këndi. Një gol shumë i ëmbël për të, pasi është i pari me fanellën e Napolit. Nuk kishte përfunduar ende spektakli blu, pasi Zerbin kompletoi dopietën. Napoli në finale do të përballet me fituesin e çiftit Lazio-Inter.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here