Raporti i GFI-së, Berisha: Lamë pas 103 vende, në qeverisjen e PS-së, 1.4 miliardë dollarë rrjedhje në vit

0
131

Ina Jano

berishaTë shpifësh çdo ditë për Shqipërinë, pasioni dhe profesioni i neobllokmenëve

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar dje në lidhje me deklaratat e së premtes së kreut të opozitës Rama, sa i përket raportit të GFI-së. Kreu i qeverisë duke i kthyer përgjigje liderit socialist tha se Shqipëria ka lënë pas 103 vende të botës dhe deklaratat e opozitës janë shpifje nga neobllokmenët e rinj. Zoti Berisha nënvizoi se në kohën e qeverisjes socialiste ishin rreth 1.4 miliardë dollarë në vit që rridhnin dhe nuk dihet se ku kishin shkuar. Në faqet e tij zyrtare në Facebook, lideri i qeverisë u shpreh: “Të shpifësh çdo ditë për Shqipërinë, pasioni dhe profesioni i neobllokmenëve. Dje zoti Rama mashtroi shqiptarët duke keqpërdorur dhe keqinterpretuar me qëllim nxirjen e imazhit të vendit, raportin e organizatës Global Financial Integrity. Në këtë raport, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, bëhet vlerësimi në 143 vende të botës i shumave të parave që fshihen nga llogaritë zyrtare dhe që nuk iu dihet origjina”.

Duke u ndalur në renditjen e vendeve të rajonit, Kryeministri theksoi se Shqipëria i linte pas të gjitha këto shtete duke arritur, edhe rezultatin më të mirë të saj në të gjitha këto vite. Shuma e parave të fshehura dhe me origjinë të paqartë ishte 136 milionë dollarë në vit. “Në këtë raport, ndryshe nga ç’e nxinte zoti Rama, Shqipëria renditej më mirë se 103 vende të tjera të planetit. Vendi ynë, sipas raportit, paraqitej më mirë se të gjitha vendet e rajonit. Kështu, shuma e parave të fshehura dhe me origjinë të paqartë në një vit në Shqipëri ishte 136 milionë dollarë, kurse në vendet e tjera të rajonit kjo shumë ishte 3 deri në 36 herë më e madhe se në Shqipëri”, – u shpreh Berisha. Duke ju rikthyer vitit 2004, në kohën kur socialistët qeverisnin vendin, Kryeministri tha se 1.4 miliardë dollarë çdo vit zhdukeshin duke nënvizuar se janë rreth 10 herë më shumë sesa në ditët e sotme. “Rikujtojmë këtu se në raportin e saj për Shqipërinë të vitit 2004 gjatë qeverisjes socialiste, Banka Botërore shkruante se çdo vit në Shqipëri 1,4 miliardë dollarë, para të taksapagueseve shqiptare, përfundonin në xhepat apo llogaritë e zyrtarëve dhe kontrabandistëve të vendit. Pra mbi 10 herë më shumë se në vitin 2011. Pikërisht lufta ndaj këtij fenomeni ka bërë të mundur që në 7 vite qeveria e koalicionit të kryesuar nga Partia Demokratike të mbledhë 9 miliardë dollarë më shumë se qeveria socialiste në 8 vite”, – tha kreu i ekzekutivit.

Me parë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se pushteti vodhi votat për të marrë pushtetin. Sipas Ramës në këtë raport pasqyrohet e vërteta për një pushtet që ka vjedhur votat. “E vërteta rrëqethëse e pushtetit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë -1.3 miliardë USD “të arratisura”, – shkroi Rama. Balkan Insight, duke iu referuar një raporti të fundit te Global Financial Integrity, GFI, shkruan se më shumë se 1.3 miliard dollarë kanë rrjedhur jashtë Shqipërisë gjatë viteve 2005-2010 përmes korrupsionit, evazionit fiskal dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.

 

Bode: Shqipëria, vend të nderuar

Dy ditë më parë, edhe ministri i Financave, Bode, reagoi në lidhje me raportin e GFI-së, duke sqaruar se opozita përbalt në mënyrë të pabazë qeverinë dhe vendin, ndërkohë që Shqipëria pozicionohet në vend të nderuar krahasuar me vende të tjera. Ministri theksoi se në këtë raport, që merr në klasifikim 143 vende, Shqipëria renditet në vendin e 106 dhe analiza është 10 vjeçare e jo 5 vjeçare. “Në mungesë të argumenteve politike e duke qenë jashtë debatit të ekonomisë e realitetit në botë e në vend dhe në kompleksin e fajit për penalizimin e vendit për bllokimin në integrim, kërkojnë të sajojnë argumente për të denigruar qeverinë e ngarkuar atë me gjëra të pavërteta. Vetë renditja dëshmon për një raport tërësisht normal, jemi në vendet e fundit në këtë tregues. Në kontekst rajonal, janë Serbia, Bullgaria, Kroacia me 1.5 mld dollarë, Mali i Zi, Rumania, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe në fund ne me 136 milionë dollarë në vit. Diferencë që opozitarët e quajnë si korrupsion të nxjerrjes së parave. Debati synon të përbaltë qeverinë, por dëshmon për të kundërtën, në realitet përbalt vendin, ndërkohë që vendi ndodhet në një pozicion të nderuar”, – tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency