Mediet, vrasësit me pagesë qeveritare

0
144

Nga Basir Çollaku/

Në regjimin e diktatorit, tej viteve 90-të, kishte disa gazeta, sigurisht me filtër partie e sigurimi, kryesisht një zgjatim shërbimi, në funksion të gjithëkontrollit. Zëri i Popullit, Zëri i Rinisë, Bashkimi, Mësuesi, Drita, gazetat e vaktit të qoftëlargut kishin shpesh shkarje qortuese brenda sistemit, më tepër se 90 për qind e medieve sot, në raport me nënshtrimin ndaj pushtetit. Sot mediet më së shumti ato tradicionale, pa lënë mënjanë pjesën masive të atyre sociale, janë biznes qeveritar, ku informacioni dhe gjithnjë e më shpesh programacioni, servilosen kryeministrit e ministrave, apo rrinë duke qëndisur porositë e tyre. Ato gjithnjë e më përsëritshëm po i bëjnë opozitë borderosh qeverisë, duke ndërtuar me të një marrëdhënie ekonomike, një harmoni interesash financiare.Mediet kombëtare kanë dalë nga binarët e gjithëpërfaqësimit, duke u vëtëpërfshirë në sektorin fason të informacionit. Janë bërë prodhuese të një tjetër realiteti, duke gatuar kriza larg qeverisë e pushtetit, në bashkëpunim të detajuar me të, për ti siguruar asaj mbështetje, në sajë gënjeshtrash. Për 90 për qind e kusur të këtyre medieve, Shqipëria është anëtarësuar në BE, Rama është lider Global, Veliaj është bashkiak global, ministrat janë të hatashëm, më të mirët e 30 viteve. Opozita fajtorja kryesore kur punët e qeverisë nuk ecin mirë. Mbi 1 milionë shqiptarë kanë braktisur atdheun për arsye astronomike, e jo pamundësi jetese shërbimesh dhe ekonomike. Trafiku i drogës është minimizuar, ne kemi marrë edhe vend të dytë e të tretë krahas vendit të parë të mbajtur prej vitesh. Sot falë mbështetjes së pushtetit, ia kemi dalë që grupet tona mafioze e kriminale të furnizohen vetë me kokainë në Ekuador, Venezuelë, Kolumbi, kudo në vendet prodhuese në Amerikën Latine, duke mos pasur më vartësi nga shpërndarësit e mëdhenj të para dhjetë viteve. Bana King e simotrat e saj shkarkojnë në Durrës, apo Rinas edhe ndonjë banane mes kokainës, trailerat e kamionët dalin e shkarkojnë sikletet e kthehen sërish për të bërë letrat. Bedelët mendimtarë me tekste të furnizuara në bordero, krehin bishtin ramë-fugë-Veliajt, duke habitur dhe paguesit për zellin kapërcyer.

Kryeministri dhe qeveria e tij korruptojnë numrin një të kundërzbulimit të FBI dhe mediet në Tiranë e shohin si sukses këtë ngjarje cenuese të sigurisë kombëtare amerikane, sipas përcaktimit në senat të prokurorit federal. Inceneratorët për shumicën e medieve, ishin listë pagash e reklamash, duke qepur gojën investiguese e denoncuese, për shkërmoqjen e mbi 1 miliard eurove taksa publike. Plaçkitja e pronave, kafshimi kanibal bregdetit, e së fundmi zonave të mbrojtura. Botuesit në Shqipëri, pronarët e mediave kombëtare e lokale, në mbi 90 për qind të tyre janë:Ndërtues pallatesh, fitues tenderash, koncesionesh, investitorë strategjikë, fshatrash turistikë, një dorë nga dëmet e tërmetit, një tek zgjedhjet e pushtetit, tjetrën të vilat e ziafetit, projekte nga donatorët e huaj, me ndërmjetës qeverinë, qokaxhinj të inceneratorëve, përfitues në fshehje pasurie, evazion fiskal, punonjës pa kontrata në të zezë, paga me dy palë bilance, e mjaft mëkate të tjera. Rrinë kurriz përkulur ndaj Erion Veliajt, numërojnë me të pemë imagjinare e ajër Zvicre në Tiranë, verbohen nga betonizimi, e plaçkitja e lulishteve, kinemave, teatrove, me firmën e tij. Nga këta nuk pret opozitë askush mbi faqe të këtij dheu. Nxjerrin me orë live torollakë nëpër ekrane sepse kanë etiketën sipër rrobave ministër apo bashkiak, në vend të sallam, mish lope, tru gomari, apo ngordhësirë kriminale. Ata janë eunukërisht të kapur në pamundësi për t’iu vënë kundër, bamirësit të tyre kryeministër, njëherësh krye-keqbërësit të shqiptarëve Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here