Debatet në Komisionin e Medias/ Baçi: Mazhoranca po na mohon të drejtat kushtetuese

0
99

Deputeti demokrat Luan Baçi shprehu keqardhje për debatet e krijuara mes demokratëve në Komisionin e Medias.

Baçi tha për Euronews Albania se debati nuk duhet të personalizohet vetëm tek Bardhi e Noka, pasi prezent ishte i gjithë grupi. Baçi shtoi se mazhoranca nuk po e lejon opozitën të zbatojë të drejtat e saj kushtetuese.

“Nuk është mirë që ne të japim atë konfiguracionin e përplasjes mes deputetëve të PD-së. Nuk ishte vetëm Bardhi e Noka aty, ndaj nuk duhet të personalizohet. Aty ishte gjithë grupi parlamentar i PD-së.

Ka një vendim të Grupit Parlamentar të PD për vazhdimin e aksionit tonë opozitar për aq kohë sa mazhoranca vazhdon ngul këmbë për të mohuar të gjitha të drejtat që ne na takojnë me Kushtetutë në Parlament. Ne kemi protestuar paqësisht në komisione dhe drejtuesit e komisioneve kanë lënë mbledhjen”, tha Baçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here