SPAK njofton Berishën dhe Malltezin për t’u marrë në pyetje, avokatët kërkojnë shtyrje

0
136

SPAK ka njoftuar liderin e opozitës Sali Berisha për t’u marrë në pyetje ditën e enjte për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar që të caktohet një datë tjetër për marrjen në pyetje të kreut të opozitës, pasi kanë deklaruar se kanë impenjime të tjera në atë ditë.

Referuar të njëjtave burime, SPAK gjithashtu ka njoftuar dhëndrin e liderit opozitar, Sali Berisha, Jamarbër Malltezin për ta marrë në pyetje ditën e nesërme në cilësinë e personit nën hetim.

Ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe po hetohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Procesi ndaj tyre është cilësuar si politik pasi nuk është paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here