Tronditet Vlora, të shtëna me armë zjarri pranë Kishës Ortodokse, 3 të plagosur…

0
134

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” të qytetit bregdetar.

 

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa raportohet se nga të shtënat në drejtim të një makine tip “Fiat Punto” kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ata janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë trajtim mjekësor.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here