Ekzekutohet gjatë natës mafiozi grek në Athinë, policia: Dyshohet për vrasës me pagesë

0
144

Vangjelis Zabunis 44 vjeç, anëtar i njohur i mafias greke u ekzekutua natën e kaluar në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës.

Sipas informacioneve të para mbi viktimën u qëlluan të paktën 80-90 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Pak minuta më pas në daljen e Athinës në vendin e quajtur Hajdari u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qira. Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmin mbi Zubunin.

Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafias greke. Para 4 vitesh ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i jepte goditjen përfundimtare. Duket se këtë herë autorët ishin të vendosur të mos gabonin ndaj dhe përdorën të paktën 3 armë.

Zubunis ishte ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej edhe me kondrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobëvënie.Policia thotë se ekzekutimi i Vangjelis Zubunis ishte vrasje me pagesë. Autoritet e shtojnë atë në listën e gjatë të ekzekutimeve të ndodhura vitet e fundit në luftën e pamëshirshme mes bandave mafioze greke. Në këto banda anëtarë janë edhe shumë shtetas shqiptarë, të cilët shpesh marrin përsipër edhe ekzekutimet dhe shantazhet ndaj bizneseve për t’ju marrë atyre shuma parash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here