Nga sulmet ndaj Houthi-s, te armatimi i Kosovës, Shehu: Pse nuk reagojnë “amerikanistët” në qeveri dhe jo vetëm?

0
45

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Shehu shtron pyetjen se pse qeveria nuk reagon në lidhje me sulmet e SHBA dhe të Britanisë ndaj rebelëve Houthi apo dhe për pajisjen nga SHBA të Kosovës me raketa.

REAGIMI

“Amerikanizmi” që fsheh “antiamerikanizëm” e “anti perëndim”!

Kjo jo vetëm për Ramën & Co në qeverisje.

Por dhe për ata “opozitarë pro amerikanë”, që vetëm heshtin kur duhet folur në mbështetje të amerikanizmit!

Natyrshëm duhet pyetur Rama, për cilat arsye kjo Qeveri hesht edhe këto ditë kur ShBA, Britania po godet bazat pirateske të terroristëve Houthi në Jemen.

Pse nuk solidarizohet në parim me këto aksione në mbrojtje të tregtisë, lirive, pavarësisht mundësive e dimensioneve tona reale?

Këtë e kanë deklaruar vendet e tjera Perëndimore.

Solidarizim e mbështetje, qe e deklaroi dje edhe Kosova.

 

Ndërsa këtu, një vend anëtar i NATO, heshtën nga Rilindja si dhe nga të gjithë ata, që kërkojnë të fshihen nën “flamurin e amerikanizmit”.

 

Asnjë shpjegim nga Qeveria për aventurat e Shqipërisë në KS apo dhe Asamblenë e OKB, ndesh me votën amerikane për Lindjen e Mesme, kur duhej sinkron me atë.

 

Sinkron në këto politika globale, veccanërisht për ato zona të komplikuara larg nesh, ku as kemi interesa specifike e as influencojmë dot!

 

Asnjë falënderim për ShBA për dhënien e raketave Kosovës, një vendim gjeo strategjik ky.

 

Asnjë kritikë për Qeverinë, qoftë dhe prononcim nga të vetë quajturit “opozitarë pro amerikanë”, për këto pozicione të mazhorancës ndesh me ShBA, me interesat tona kombëtare.

 

Të cilët kur është fjala për të fshehur ‘pazaret’ në kurriz të demokracisë sonë, apo frikën e tyre ndaj së vërtetës, nuk lënë rast pa tundur “amerikanizmin” e tyre!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here