Fjalor rruge dhe debate të nxehta, ja cfarë u tha sot në Kuvend

1
554

Tema e Universiteteve është bërë shkak për debat në seancën e sotme plenare të Kuvendit. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës për sistemin universitar dhe pranimet e reja në auditore.

Topalli: Vulgarizim, vjen në parlamentit për të hequr vëmendjen nga. problemet e vendit. Nëse do ishte për mua do të sillja njerëzit para kryeministrisë për të të rrëzuar, je vulg e sadist. Universiteti në Francë, Vjenë e Milano ka javë e muaj që ka nisur. Sot vendet bosh në universitetet tona nuk janë zënë, pasi i ke mbajtur studentët në ankth, panik e frikë për të mos shkuar në degën që duan ata kanë shkuar në universitetet private që të shërbejnë ty si zvarranikë.

Rama: “Kuotat e vëna në dispozicion nga universitet publike do të jenë deri në fund në dispozicion dhe do të plotësohen me përjashtim të rasteve kur vetë maturantët do të refuzojnë e ajo që po ndodh është pikërisht kjo. herën tjetër ishte Jozefina duke qarë, me foton e një vazje që po të lajmëroj Jozefinë e ka fitue ajo shkollën, mos u nxitoni se pas pak ditësh do të shikoni se cfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur dhe cfarë cilësie është garantuar në gjithë këtë proces për shkak të raundeve dhe filtrit që bëhet nga sistemi”- tha Rama.

Sipas tij, do vëretetohet dhe diçka tjetër, që ata që nuk do kenë plotësuar kuotat, do jenë private. “Do bjerë në tokë si ju bien ju zakonisht gjithë hardhitë me rrush gënjeshtratqë mbillni këtu edhe pretendimi që sistemi u ndërtuar që njerëzit të shkojnë te privati. Publiket do i plotësojnë kuotat e tyre privatët jo, e ne nuk do hapim rrugë për të bërë një proces, nga ato që i mësuat ju njerëzit, procesi do mbarojë, shkolla do fillojë, jeni njerëz interesantë shumë, dilni e flisni se ka akoma disa ditë për të plotësuar gjithë kuotat, ndërkohë që kur qeverisnit ju fillonin fakultetet me 70 veta e në janar shkonin 150 vetë.

Ju jeni partia e ngelësve, nuk keni lidhje ju me sistemin që duhet ta përfaqësonit ju të parët, pardia demokratike e dalë nga klithma e duam vendin si Europa, ju dhatë iluzionin e Evropës duke ju krijuar shtigje të paimagjinueshme që nga ndërtimet në Lanë ku Saliu tha është lumi që lidh Shqipërinë me Zvicrën, te piramidat me Suden dhe Vehbiun e Saliun e te sistemi universitar. E njëjta filozofi, kurse e jona është tjetër dhe e themi hapur, po, sistemi nuk kalon nga kioska e dajës dhe diplomat nuk janë qoftet e dajës, mbaruan dhe daja është te Shqupi nuk jem dot më qofte”- tha Rama. Rama ka reaguar pas ndërhyrjes së deputetit demokrat Noka.

“Flamur mos u merr me ndërhyrjet e..

Flamur ti detyrën e ke të tundesh mbi kanabis, s’ke lidhje ti me sistemin universitar kështu që vazhdo tund flamurin, valëvitu mbi kanabis, se meqe ma the se s’ishe prezent po të them ata që do mbeten me kuota të paplotësuara do jenë pikërisht privatët. Valëvitu mbi kanabis, mos u merr me çështje të tjera se as ti kanë ngarkuar ty as nuk i mban dot, tundu mbi kanabis dhe e vetmja gjë që mund të bësh është që kuotat e universiteteve përktheji në tonelata kanabis dhe kujdes se po ju shtohen njerëzit që do hanë përsheshin tuaj dhe luftoni fort për të ngrënë me lugën e Saliut se s’ka lugë për të gjithë ai”.

Për Jozefina Topallin

Jozefinë ti je nga figurat e pakta këtu që ke një autoritet global edhe flet në mënyrë globale, Roma Milano, Vjena, Pekinin herës tjetër ke bërë diplomaci parlamentare dhe je e vetmja kryetare Kuvendi pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë me miljet më të shumta, do udhëtosh flas gjithë jetën. Më thuaj kur fillonte universiteti në Tiranën tënde dhe të Saliut. Bëji një telefon Saliut dhe të thotë ai që niste në të njëjtën kohë dhe ndryshimi është që nis njësoj, por historia e regjistrimit nuk vazhdon deri në janar. Përmenda dy fjalë kazan dhe përshesh, më kujton fjalorin ti që rrobave të tjerëve u ke thënë zhele. Unë ia kam thënë kreut të grupit të partisë tënde, dhe ai vetë e ka pranuar në heshtje që ha përshesh, nëse ju jani përshesh dhe doni që tu quhet antipaste te SHQUP-i, para se të vini këtu, puna juaj, por që fjalën përshesh ta fusni te fjalët që ju shqetësojnë është e padrejtë. E të thashë jepini forca se po ju shtohen ata që duan të hanë te përsheshi juaj.

Topalli:

Po është e vërtetë, kam dalë me foton e asaj vajzës, se ishte përqafësimi i një grupi studentësh me të cilët ti ke abuzuar emocionalisht. Ti vazhdon me një gjuhë që jo Kryeministri, por as deputeti më i fundit në radhë nuk duhet ta përdorë, je vulgal dhe banal. Ajo që po të them është se sot një vit ti nuk do jesh këtu. Kaq mbaji shënim.

Reagimi i Nokës

Sot nuk ishte koha të hante përshesh kryeministri në kazan. Ndërkohë që në Fushë Krujë nxënësit e një shkolle…qesh qesh. Nuk ishte tym cigareje por ka dyshim që u konsumua hashash në shkollë. Ky kryeministër në vend që të shqetësohet për këtë na vjen këtu e flet për përshesh e për kazan. Po qe ashtu jepi një rrotë sallami e të mbyllë gojën.

Rama: Po e marr nga mbrapa, nga Flamuri, Flamur po i bie që këtej Flamur, përpara një apo dy javësh, u cua Saliu, e cove ti, se ti je ai i terrenit, dhe bëtë këtu jë maskaradë që një shkollë e tërë ishte helmuar nga një tym dhe ministri e ftoi ish-kryeministri dhe ish mjekun, që të pritej ekspertiza mjekësore, por ja që ekspertiza tha atë që u tha këtu nga ministri në bazë të informacioneve të para. Meqë Jozefina i qau hallin atyre që abuzohet në ndenja, emocione, nuk e di se cfarë mund të bëni ju më shumë duke abuzuar cdo të enjte e duke thënë jo gënjeshtra, por shpifje e fabrikime kolosale. Arsyeja që dal nuk është as tu bind as tu kundërshtoj, është kohë e humbur, dal që tu vë ju dhe ne para njerëzve, ata vendosin, problemi është sa herë njerëzit janë thirrur të vendosin u lodhën duke ju .,.me vota e ju prapë nuk hiqni dorë, ju vazhdoni me idenë, shpif se diçka do mbetet.

Jeni një prezencë këtu që e thoni se ju po nuk pati një fatkeqësi nuk dini ca të thoni, shyqyr që ndodh një fatkeqësi, një aksident, diçka e kësaj natyre që të merrni frymë e të vini këtu të shkarkoheni, kjo është alternativa juaj. Të kam dëgjuar atëherë kur i thoshte grupit të PS, por Saliun këtu do e keni deri në 2024, bëre gabim të madh se nuk të dalin parashikimet e kur parashikon ti që unë s’do jem këtu, i bie që këtu do më kesh prapë.

Unë e di që do dilni tani prapë e do flisni për hashashin, ka nga studimet rreth drogës ka dalë edhe një përfundim, kush flet shumë e për lumë për drogën fillon e toksikohet, bëni kujdes se po hyni në një proces toksikimi e do tu bëhet kaq e zakonshme fjala hashash sa do thoni ta ndezim ndonjë këtu te SHQUP-i se mos na duket bota më e bukur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here