Qytetari ndërroi jetë në Gjykatën e Tiranës/ Avokati: 13 klientë të mi kanë vdekur nga drejtësia e vonuar

0
126

Një qytetar humbi jetën në Gjykatën e Tiranës, ku kishte shkuar të informohej për një gjyq ndaj tij.

Viktima Ilia Drini, 68 vjeç, një profesor i arteve marciale, ndërroi jetë si pasojë e atakut kardiak.

Avokati i tij, Ndue Pjetra, duke folur për mediat, tha se ky është klienti i 13-të që ndërron jetë nga drejtësia e vonuar.

“Ne u vumë në dijeni, ne i kemi pritë këto gjëra, i jemi drejtuar edhe institucioneve të Shqipërisë se drejtësia e vonuar kështu do përfundojë.

Deri më tani, 13 klientë të mi kanë vdekur duke pritur gjyqin.

Tani gjykata është vërtet e vështirë, por duhet të dalin të shtunë dhe të diel, jo të shtyjnë gjyqet nga 3-4 muaj,” tha avokati i tij.

Ai tha se viktima fillimisht u akuzua për përndjekje ndaj partneres, pastaj për shkaktim të vetëvrasjes. Sipas tij, viktima nuk kishte asnjë problem shëndetësor, ishte i fuqishëm dhe nuk ishte ankuar.

Ilia Drini ishte në një proces gjyqësor, pasi ishte kallëzuar që në vitin 2020 nga ish-bashkëjetuesja e tij, që e kishte paditur për dhunë dhe përndjekje. Ndërkohë sot, viktima duhej të takohej me avokatin e tij për datën e gjyqit, ndërsa krejt papritur u ndje keq dhe ndërroi jetë. Në dosje thuhet se ish-partnerja madje nga dhuna dhe presioni ka tentuar që të vriste veten.

“Bashkëjetuesja e kishte kallëzuar. Ajo u detyrua që të bëhej ky kallëzim. Ishin intriga. Zonjës i bënin familjarët presion”,-tha avokati i profesorit që ndërroi jetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here