Shkoi në SPAK me makinën e Kurtulajt dhe mori sërish gjobë/ Beqaj: Erdha për sterilizimin, nuk di t’i jap makinës

0
78

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit sërish në SPAK sot dhe sërish mori një gjobë për parkimin e gabuar.

Por edhe këtë herë, makina e tij është ajo që është regjistruar në emër të Ermal Kurtulajt.

Ky i fundit njihet si sekser i Ilir Beqajt në çështjen e abuzimit me fondet e BE-së.

Kur u gjobit herën e kaluar, pasi ishte me të njëjtën makinë, në media u raportua se SPAK po heton për lidhjet mes Beqajt dhe Kurtulajt.

Prokurorët shqiptarë dyshojnë se një restorant i njohur në Tiranë, Gzona, fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Në qendër të kësaj skeme dyshohet se qëndron Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë që drejtonte deri në dhjetor Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, dhe Ermal Kurtulaj, koordinator i programit ‘EUSAIR Facility Point’ të financuar nga Bashkimi Evropian.

Pas daljes nga SPAK ai foli edhe për mediat ku tha se gjithmonë do të jetë i gatshëm për të dëshmuar ndërsa shpjegoi  se për çfarë çështjesh ishte pyetur këtë të premte.

Edhe sot paraqita në SPAK në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit. U mora në pyetje, unë kam qenë dhe do të vazhdoj të jem në dispozicion. 

Ndërkohë siç mund ta shikoni edhe sot kam ardhur me ndihmën e  avokatit, me automjetin e famshëm”, tha Beqaj.

Sot erdha me ndihmën e avokatit, me makinën luksoze Touareg. Lidhjen time me Ermalin e kam thënë. Unë nuk di t’i jap makinës, s’kam leje drejtimi”, shtoi Beqaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here