Ekzekutimi me snajper/ Nisin hetimet për mungesën e energjisë në lagje

0
67

Një atentat mafioz tronditi Vlorën mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, teksa Gëzim Sinomati po qëndronte ballkonin e banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

Në rrethana ende të paqarta për policinë që po kreh zonën që prej mbrëmjes së djeshme, autorë të paidentifikuar qëlluan me snajper në drejtim të 23-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se lagjja “Hajro Çakërri”, në momentin që ndodhi atentati ka qenë pa drita, por nuk dihet nëse është rastësi apo e planifikuar.

Energjia elektrike është rikthyer pas 10 minutash, por lidhur me shkëputjen priten të merren në pyetje autoritetet përkatëse.

I kthyer pak ditë më parë nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri pranë familjes, 23-vjeçari u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar, duke ndërruar jetë në vend.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, ndihmuar edhe nga errësira, dhe dogjën automjetin tip “BMW” me të cilin dyshohet se kryen krimin.  Automjeti u gjet nga policia duke u djegur në lagjen “24 Maji”.

Emri i tij, veçanërisht mbiemri është i njohur për drejtësinë. Para disa kohësh i është vendosur dhe tritol në afërsi të banesës së tij.

23-vjeçari Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, i cili njihet me nofkën “Buzëderri”. Ai u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017, pasi kishte marrë leje, dhe nuk u kthye më. Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomati vazhdonte të vuante dënimin për vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës ka ndodhur në qershor të vitit 2002.

Por ai njihet gjithashtu si ushtar i grupit të Gaxhait.

Kjo mund të jetë pista e parë për vrasjen e djeshme në Vlorë, por do të jenë hetimet që mund të nxjerrin në dritë të tjera pista.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here