Mund të thuhet me plot gojë, se janë një nga pretendetët kryesorë për fitimin e trofeut të Kupës së Italisë.
“Bergamaskët” e Atalanta fituan me rezultatin e thellë 3 me 1, me skuadrën e Berat Gjimshitit që fitoi përballjen ndaj Sassuolo-s së Nedim Bajramit, për t’i eleminuar këta të fundit, nga Coppa d’Italia.
Për fitoren e vendasve në “Gewiss Stadium”, menduan belgu Charles de Ketelaere e rusi Aleksey Miranchuk, me këtë të parin që shënoi një dopietë në minutat 24’ e 63’, si dhe asistoi golin e tretë të partnerit të tij të sulmit, në minutën e 71’-të.