Baçi: PD nuk është një person por janë qindra mijëra mbështetës. Duan të izolojbë kreun demokrat por s’kanë shanse

0
102

Luan Baçi ka folur për vijimin e aksionit opozitar, pas tubimit të tretë që u mbajt pasditen e sotme poshtë banesës së kryedemokratit Sali Berisha i cili po vuan dënimin politik të urdhëruar nga Edi Rama.

 

Baçi ka theksuar se sulmet e Ramës janë të dështuara pasi PD nuk është një person por janë qindra mijëra mbështetës, të cilët votuan në 14 maj në zgjedhjet më të pabarabarta në historinë e vendit.

Baçi: Të gjitha të drejtat që duhet të kishte PD në parlament jua kaloj atyre duke thënë që unë njoh këtë si opozitë, vendos ai bashkë me Nikollën dhe këta dy drejtues falso të asaj që vetëquhen PD dhe nga ana tjetër sulmon opozitën e vërtetë, PD. Kjo është shpresa e tij e vetme por është i dështuar që në krye të herë. Tani është vërtetuar se kaloi më shumë se dy vjet që sulmet kanë qënë nga më të ndryshmet ndaj PD dhe PD ka vazhduar të eci përpara se PD nuk është një person por janë qindra mijëra mbështetës. Në kohën më të vështirë në 14 maj, ta marin vesh qytetarët kombëtarë dhe ndërkombëtarë që kanë qënë zgjedhjet më të barabarta, PD që futej në zgjedhje pa logo, pa numërues, pa emrin e kryetari të opozitës në fletën e votimit, pa financa dhe përsëri u paraqitën para qytetarëve shqiptarë me alternativa shumë të qarta dhe morëm gjithë ato vota që morëm. Rama është i dështuar. Sulmi i fundit është tentativa për të izoluar kryetarin e PD-së pasi nuk ka shanc që ta izolojë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here