Akuza për blerje të votës, Berisha publikon mesazhin: Sa tradhtarë kemi brenda partisë….

0
171

Ish-kryeministri, Sali Berisha akuzon mazhorancën socialiste për shitblerje vote.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në fb, Berisha, publikon mesazhin e një qytetari dixhital, të shoqëruar me foto, duke akuzuar se janë shpërndarë ushqime në këmbim të votës.

“Për relaks!

Në kërkim të tradhtarëve!

Sot strukturat e PS në Kombinat kanë marrë mesazhin që vijon në grupin e tyre në WhatsApp“,- janë fjalët që shkruan Berisha

Bashkëngjitur publikon edhe mesazhin e qytetarit dixhital.

“Sa tradhëtare kemi brenda partisë që i shpërndajnë këto foto të Sali Berisha“

Përshëndetje dr. Ky sms është shkruar sot në grupin e Whatsapit të strukturave në kombinat për fotot e publikuara nga ju në fb për blerjen e votave me ushqime të cilat jane të verteta dhe jo mashtrime. Të përshëndes.“

Postimin e tij, Berisha e shoqëron me disa foto, të cilat sipas tij janë ushqime të shpërndara në ditën e heshtjes elektorale.

“Ushqime për votë në Kombinat shpërndarë ditën e heshtjes elektorale nga stafet e Ndrikull Gryksisë!“,- shkruan Berisha.

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, rruga dhe road

May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here