Qeveria e Ramës e mori në mënyrë të dyshimtë gazin lotsjellës, nën hetim shefi i policisë…

0
117

Pas zbulimit të gazetës Insajderi – Inspektorati Policor ka nisur fazën e grumbullimit të fakteve për skandalin e gazit lotsjellës – ku i përfshirë është i pari i Policisë, Rashit Qalaj.

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur të grumbullojë faktet për drejtorin e Policisë, Rashit Qalajn, i cili është direkt i përfshirë në rastin gazit llotjesllës.

“Lidhur me çështjen e  gazit lotsjellës ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës është në fazën e grumbullimit dhe analizimit të informacioneve si pjesë e Inspektimit të rregullt të armëve që është duke u zhvilluar nga Departamenti i Inspektimeve të IPK-së”, ka thënë për Insajderin, instucioni që e mbikëqyr punën e Policisë së Kosovës.

Krejt kjo ka ndodh pasi Qeveria e Edi Ramës e mori në mënyrë të dyshimtë gazin lotsjellës nga Policia e Kosovës.

Kjo është bërë nëpërmjet një marrëveshje të dyshimtë të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ard Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë.

Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.

Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huazojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë.

Për thyerjen e këtij rregulli, dhe jo vetëm – Agim Veliu, ministri i Punëve të Brendshme, ka kërkuar që drejtuesi i Policisë, të raportojë para tij.

Insajderi ka kërkuar të di nëse ky u fundit ka dërguar ndonjë dokument ose fakt tjetër drejt zyrës së Veliut, por ky i fundit ende nuk kanë dhënë një përgjigje për gazetën./Insajderi/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here