Berisha: Do të kthejmë Shqipërinë në dheun e shqiptarëve, jo të Edi Ramës dhe mafies së Xhorxh Sorosit  

0
95

Sot është një ditë e mbarë për ne se ne jemi më të vendosur se kurrë, ne sot jemi më të vetëdijshëm se kurrë se cili është regjimi i Edi Ramës.

Në fakt unë u përpoqa të jap modestisht të jap ndihmesën time në mënyrë që të gjithë shqiptarët ta marrin vesh, bota ta marrë vesh se ç’përfaqëson klouni i Brukselit, që në Uashington rekruton McGonigal, në Bruksel sillet si kloun, kurse këtu sillet si një narkodiktator.

Duhet t’u them dhe një moment, frika miqtë e mi është një ndjenjë fiziologjike, mbrojtëse e rëndësishme për njeriun.

Por frika ndaj frikacakëve, frika ndaj horave pa moral është e pafalshme, është mëkat.

Askush të mos mendojë se ka bandit krim, çdo njeri ta dijë se njeriu më frikacak i Shqipërisë është Edi Rama. Njeriu i parë që ia mbath është Edi Rama, pas tij skapistët e krimit e me radhë.

Ndaj të vazhdojmë ne të pamposhtur çdo ditë me aktet e mosbindjes civile kundër kësaj diktature.

Zoti të vret kur armikut nuk i thua armik. Dhe ne ndonjëherë në histori nuk kemi pasur një armik më të egër të qenies sonë se Edi Ramën.

Jetojmë në një vend ku ligji nuk ekziston, ku ligji shkelmohet çdo ditë dhe zëvendësohet nga urdhrat e Edi Ramës.

Jetojmë në një vend ku Kushtetuta zëvendësohet me vullnetin e lig të një njeriu që vjedh dhe që ka vjedhur në 10 vite më shumë se të gjithë kryeministrat, shqiptarë dhe pushtues të të gjitha kohërave.

Jetojmë në një vend ku 90 përqind e gjithçkaje që krijohet si të ardhura, vidhet dhe shpërdorohet nga Edi Rama dhe shpura e tij.

Jetojmë në një vend ku shqiptarët largohen me brengën e madhe se këtu nuk jetohet.

A ka gjë më të madhe se sa së bashku të firmosim përmbysjen e kësaj diktature në 32 vite?

A ka gjë më të madhe se sa së bashku të kthejmë Shqipërinë në dheun e shqiptarëve, jo të Edi Ramës, mafies së Xhorxh Sorosit dhe mafies ndërkombëtare.

Shqipëria e shqiptarëve, Shqipëria e shqiptarëve, Shqipëria e shqiptarëve!

Vetëm Shqipëria e shqiptarëve do jetë një vend i denjë, krenar për bijtë dhe bijat e saj.

Do të jetë një vend i denjë krenar për miqtë e saj në rajon, për miqtë e saj në Europë.

Shqipëria e Edi Ramës është Shqipëria e burgosjes së liderëve të opozitës njëlloj si Mianmari, Teherani, Bjellorusia, Rusia dhe të tjerë.

Shqipëria e Edi Ramës është Shqipëria në të cilën qytetarët vidhen më shumë se në çdo vend të tjetër të botës.

Shqipëria e Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit është Shqipëria e demoralizimit të plotë të rinisë, të qytetarëve, për situatën e krijuar.

Ndaj dhe duhet të ngrihemi, të ngrihemi me guxim.

Është koha e guximtarëve, është koha e sakrificave, është koha e fitores.

Ne do fitojmë.

Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë populli opozitar, rroftë Shqipëria, fitore, fitore, fitore!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here