Zbulohen EMRAT e të dënuarve që bashkë me shefin e policisë fusnin drogë në qeli

0
122

Zbulohen emrat e personave se kujt ja futën drogën në burg, Mariglen Kadiu me detyrë ish-shef i Policisë së Burgut në Peqin.

Sipas “Ora News”, droga i është futur qëllimisht dy personave të dënuar për vrasje, si Roland Milo që ka vrarë Sokol Ramën në 2019 dhe Blerim Eshja, i cili ka vrarë në 2012-ën Pëllumb Belegun dhe Mariglen Dushkun.

Roland Milo

Sipas dosjes hetimore, lënda narkotike është vendosur tek qelia e dy të dënuarve të mësipërm në bashkëpunimin e shefit të policisë së burgut me dy të dënuarit e tjerë Pëllumb Goxha dhe Hysni Rama. Ky i fundit është një i dënuar për akuzën e vrasjes në Fushë-Krujë.

Blerim Eshja

Në dosje thuhet se Mariglen Kadiu, me detyrë -ish shefi Policisë në IEVP Peqin, aktualisht me detyrë shef policie në IEVP Drenovë, në kundërshtim me nenet 12, 16, 26 të ligjit nr 80/2020 “Për policinë e burgjeve”, ligjin nr 81/2020, si dhe VKM Nr 209 datë 06.04.2022, lejon mbajtjen e sendeve të ndaluara në regjimin e brendshëm dhe pasi merr dijeni për mbajtjen e tyre, në bashkëpunim me të dënuarin Pëllumb Goxha dhe Hysni Rama, ja vendosin lëndën narkotike në dhomë të dënuarit Blerim Eshja dhe Roland Milo.

Pëllumb Goxhaj, aktualisht i akomoduar në IEVP Drenovë, në kohën e kryerjes së veprës ndodhej i akomoduar në IEVP Peqin, në bashkëpunim me shefin e Policisë së IEVP Peqin Mariglen Kadiu, organizojnë dhe vendosin sende të ndaluara (lëndë narkotike) të dënuarve Blerim Eshja dhe Roland Milo në dhomë duke përdorur të dënuarin Hysni Rama. Qëllimi i kësaj situate ka qënë për tia ngarkuar atyre drogën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here