Mbledhja e Kryesisë,Meta: Kushti i ri që kemi për Reformën në Drejtësi

0
282

Në nisje të mbledhjes së Kryesisë së forcës që ai drejton, kryeparlamentari Ilir Meta foli për tre fjalë kyçe, që sipas tij janë të domosdoshme për vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Kushti, apo pika e tretë e artikuluar nga Meta ishte transparenca.

“Ne kemi pasur vetëm dy fjalë kyçe, Venecia dhe konsensus deri në 22 korrik kur u miratua reforma sipas standardeve të Venecias dhe me konsensus, sot kemi 3 fjalë kyçe deri në fund të zbatimit së saj që janë Kushtetuta, ligji dhe transparenca, bashkëpunimi mes institucioneve për të ecur në mënyrë të qëndrueshme që të rikthejë besimin tek qytetarët”

Meta ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e tij për bojkotin e opozitës në Kuvend.

 

Meta: Shpreh angazhimin e LSI dhe timin për të dhënë kontributin tonë maksimal për një klimë sa më konstruktive dhe bashkëpunuese. E ardhmja jonë europiane kërkon dy elementë kyç: Një fillim të zbatimit të proçesit të vettingut në mënyrën më kushtetuese, ligjote dhe transparente. Dhe një klimë konstruktive dhe mirëbesimi dhe garancish maksimale brenda të gjitha mundësive praktike për standartin më të lartë që duhet të arrijnë zgjedhjet e 18 qershorit. Edhe ato janë kyçe për hapjen e negociatave.

E deri në zbatimin e reformës në drejtësi, Meta bëri me dije dhe tre fjalët kyçe të LSI.

“Ne si LSI kemi tre fjalë kyçe deri në fund të zbatimit të reformës në drejtësi: Kushtetuta, ligji dhe transparenca”.

Kreu i LSI bëri me dije edhe rendin e ditës së mbledhjes së Kryesisë.

Meta: Jemi në këtë mbledhje të Kryesisë sipas kalendarit të këtij viti për të marrë disa vendime të rëndësishme.Do diskutojmë dhe vendosim për të rifilluar punën e Komisioneve në LSI dhe pranë LSI në mënyrë të tillë që jo vetëm të bëjmë një vlerësim të angazhimeve të dertitanishme programore të LSI por natyrisht edhe të fillojmë punën edhe për platformën politike, programore, elektorale jo vetëm për zgjedhjet e 18 qershorit, por edhe për katër vitet e ardhshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here