Rama paralajmëroi largimin e Jorgo Goros nga detyra, kryebashkiaku i Himarës jep dorëheqjen

0
259

Jorgo Goro jep dorëheqjen si kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë. Vendimi vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për largimin e tij nga detyra.

Mësoget se dorëheqja e Goros i është paraqitur edhe prefektit të qarkut Vlorë.

Në krye të bashkisë Himarë deri në përfundimin e zgjedhjeve të reja pritet të komandohet një person tjetër nga radhët e PS-së.

Më herët gjatë javës, duke iu referuar vendimit të GJKKO-së nuk dha lejen e posacme për betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur, Rama paralajëmroi shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut ende në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

“Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”, u shpreh.

Ai mbështeti dhe vendimin për mos dhënien e lejes për Belerin, që e pengon të bëjë betimin dhe të marrë detyrën si kryetar bashkie i Himarës. Mosbetimi i Belerit ka sjellë edhe përplasje mes Tiranës e Athinës zyrtare, me palën greke që kërkon lejimin e betimit për Belerit. Rama nga ana tjetër pretendon se kjo është një çështje e drejtësisë.

Beleri akuzohet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” në një proces që vetë ai e cilëson politik dhe të urdhëruar nga Edi Rama. Sipas tij, Rama nuk e lejon të betohet pasi do të mbajë kontrollin ekonomik në Himarë dhe të vendosë për çështje që lidhen me pronat në bregdet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here