Përplasje të ashpra në studio për të drejtat e Presidentit. Meçe debaton me aktorin Liçaj dhe avokaten Kola…

0
106

Debate të ashpra kanë shpërthyer në studion e “360 Gradë” mes juristet Margarita Kola, aktorit Neritan Liçaj dhe inxhinierit Arben Meçe.

Juristja dhe aktori janë përplasur me inxhinierin në lidhje me të drejtën e Presidentit për të zhvilluar tubimin e 2 marsit. Meçe ishte kundër tubimit, ndërsa Liçaj dhe Kola e mbrojtën atë.

Pjesë nga debati: 

Meçe: Unë them sa përfaqësojnë ata 3 mijë, dhe 200 mijë të jen. Presidenti në Kushtetutë duhet t`i përfaqësojë ata. Ju keni të drejtë, dhe keni instrumentat në dorë për të mbrojtur të drejtat tuaja. Këto gjë nuk i takon Presidentit ta bëjë sa kohë flet në emër të Presidentit. 

Liçaj: Janë hedhur shumë tymnaja këtu, jo sherr mes dy veteve, Presidenti është njeri politik…

Meçe: Ai përfaqëson unitetin e vendit…

KolaPresidenti ka disa detyra….

Liçaj: Ai po i zbaton një për një detyrat…

MeçeKa vetëm një detyrë, përfaqëson unitetin e shtetit…

Kola: Ka mundësi të flasim dhe ne të tjerët…

Liçaj: Ashtu thua ti…

Kola: Të kesh unitet nuk do të thotë të mos kesh mendimet kundër…

Meçe: Si gursht shtetit të thuash ti? Të deklarosh palën tjetër ti?

Kola: O zotëri ka mundësi të flas unë, nuk je ti plaku i kësaj tavoline. Ka disa detyra Presidenti…

Meçe: Je në vete apo jo ti?! Je juriste ti?

Kola: Po bën spektakël ti? Presidenti ka detyra po të them. Do ti dëgjosh detyrat e Presidentit.

Liçaj: Është detyra e Presidentit të bëjë aksion politik…

Kola: Ore do ti dëgjosh detyrat e Presidentit ti? Ti lexon literalisht por nuk di ti konceptosh ato detyra(i drejtohet Meçes). Ti e ke të drejtën absolute? 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here