Berisha nga Këshilli Kombëtar: Duan të më burgosin, por e vërteta është se nuk kanë asnjë provë

0
214

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të shtunë Këshillin Kombëtar.

Në fjalën e mbajtur, kryedemokrati Sali Berisha u ndal te kërkesa e SPAK për arrestimin e tij, duke thënë se e vërteta është se për të bëtë këtë nuk kanë asnjë provë,.

Ai sqaron se ai nuk është as i akuzuar, por një person nën hetim pas asnjë fakt.

Berisha: Para pak ditësh, ndoqa në një intervistë themeluesin e kompanisë Amazon, Jeff Bezos, kur thoshte se e vërteta është parehatshme.

Por çfarë do të thotë kjo? Bezos thotë se 10 mijë vite më parë, po të shkoje në një fshat primitiv dhe të miqësoheshe, mbijetesën do e kishe të garantuar. Por po të flisje të vërtetën, do vriteshe në mënyrën më të dhunshme në mënyrë që e vërteta të mos dëgjohej më.

Kjo luftë ndaj të vërtetës është përsëritur në mënyrë ciklike. Shumë shekuj më parë, Zhan D’ark guxoi të thotë të vërtetën dhe e dogjën. Pak më vonë, Martin Luteri u tha të korruptuarve, boll vodhët dhe e ndëshkuan si të pafe.

Asokohe përsëri, Papa Kalvini dogji në turrën e druve Miguel Servetin pse ai përsëriti të vërteta shkencore për qarkullimin e gjakut. Papa thotë se e dogja se më konsideronte mua të neveritshëm.

Por të vijmë më afër kohës sonë, Mahatma Gandi guxoi të thotë të vërtetën dhe e burgosën për këtë. Lista është e gjatë. Nelson Mandela guxoi të thotë të vërtetën dhe e burgosën për 27 vite. Pjetër Arbnori guxoi të thotë të vërtetën dhe e burgosën për 28 vite.

Për fat të keq, ky qëndrim, ky dhunim ndaj të vërtetës vazhdon edhe në ditët e sotme. Sigurisht nuk është aq i përhapur, por vazhdon akoma.

Në Tunizi, lideri i opozitës është arrestuar. Në Ugandë kanë arrestuar liderin e opozitës. Rusia mban në burg liderin e opozitës.

Po pse? Se këta kanë folur të vërtetën.

Ky fenomen ndodh vetëm në vendet jodemokratike si Irani, Rusia, Bjellorusia dhe për fat të keq ky virus ka ardhur edhe në Shqipëri, një vend anëtar i NATO-s.

Nuk e kam fjalën këtu vetëm për kërkesën e fundit për arrestimin e Sali Berishës. Simptomat e kësaj sëmundje kanë kohë që janë shfaqur me kosto shumë të lartë për Shqipërinë.

Një i dënuar që sot është në burg, McGonigal, zyrtari ndër më të lartët i kundërzbulimit amerikan, korruptohet nga Edi Rama dhe shpall Sali Berishën non-grata, kur e vërteta ishte se nuk kishin asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument kundër meje.

Në sytë e të gjithë botës i vidhet vula PD-së, kur e vërteta është se shumica e demokratëve në dy palë zgjedhje dhe tre votëbesimi, kanë zgjedhur Sali Berishën si liderin e opozitës demokratike.

Nga tmerri që kanë prej tij, ndalohet emri i Sali Berishës në fletën e votimit. E vërteta është se koalicioni e kishte zgjedhur kryetar të tij.

Tani duan dhe të burgosin Sali Berishën, por e vërteta është se për të bëtë këtë nuk kanë asnjë provë, asnjë fakt dhe nuk do kenë kurrë.

Dhe për këtë ju rikujtoj se unë nuk jam as i akuzuar, jam thjesht një person nën hetim, për të cilin pas tre vitesh hetimi shterrues nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument kundër meje.

Me këtë rast shtoj se me akuzën që bëjnë se Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe dhëndri im, ka marrë në përputhje me çdo procedurë ligjore, pronë të trashëguar 410 metra tokë, nga 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër tokë që kanë marrë të kthyer ose të kompensuar, mbi gjysmë milioni shqiptarë.

Me këtë akuzë faktojnë dhe provojnë dështimin e tyre total, të turpshëm dhe përfundimtar ndaj Sali Berishës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here