DASH: Serbia t’i kthehet dialogut të lehtësuar nga BE

0
179

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në një konferencë për media, ka folur mbi zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, të cilat janë kritikuar për parregullsi nga OSBE-ja.

Miller tha se pretendimet për parregullsi të raportuara nga OSBE-ja dhe ekipet e tjera të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi duhet të hetohen, dhe dhuna e drejtuar ndaj autoriteteve zgjedhore, gazetarëve, vëzhguesve të akredituar, për të cilat ata kanë parë raporte, është e papranueshme.

“Kemi vërejtur se ata vërtet thanë se zgjedhjet e 17 dhjetorit u ofruan votuesve një zgjedhje të alternativave politike, por ata gjetën gjithashtu se zgjedhjet u dëmtuan nga mangësi të shumta procedurale, presione ndaj punonjësve publikë dhe keqpërdorim të burimeve publike, dhe se këta faktorët, së bashku me avantazhet sistematike të partisë në pushtet, krijojnë kushte të padrejta. Kështu që ne do t’i bëjmë thirrje Serbisë që të punojë me OSBE-në për të adresuar këto shqetësime”, ka thënë ai.

I pyetur se si do të ndikojnë parregullsitë zgjedhore të 17 dhjetorit në marrëdhëniet e SHBA-së me Beogradin zyrtar, Miller tha se nuk dëshiron të jep një koment specifik lidhur mbi këtë çështje, porse Serbia duhet të de-përshkallëzojë tensionet dhe t’i kthehet dialogut me Kosovën, me ndërmjetësimin e BE-së.

“Nuk dua të kem një koment specifik për këtë. Në lidhje me qeverinë në Beograd dhe veprimet në rajon, ne do të vazhdojmë t’i nxisim ata që të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja që lidhet me marrëdhëniet me fqinjët e tyre”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here