Deputetët e opozitës janë mbledhur në ambientet e selisë blu dhe po presin ardhjen e kreut demokrat Sali Berishës.
Oerd Bylykbashi, Bardh Spahia, Edmond Spaho dhe Luçiano Boçi në hyrje të selisë u pyetën nëse do jenë me protestuesit apo në kuvend.
Boçi përgjigjet: Edhe në Kuvend edhe me protestuesit.
Në seli ka mbërritur dhe Flamur Noka i cili nuk komentoi, por hyri në seli me gishtat ngritur.