“Asnjë spital funksional në Gaza”, pacientët të pa shpresë në korridore

0
152

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri me dije se asnjë spital në veri të Rripit të Gazës nuk është funksional, duke e cilësuar situatën si tepër të rëndë, me pacientë të braktisur në korridore pa ilaçe, bukë apo ujë.

“Stafi ynë është pa fjalë për të përshkruar situatën katastrofale me të cilën përballen pacientët dhe punëtorët tanë shëndetësorë”, u shpreh Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për territorin palestinez.

Spitali më i vogël, Al-Ahli, ishte i vetmi ku kryeshin së fundmi operimet në pjesën veriore të Gazës, mirëpo drejtori i saj bëri me dije se të gjitha shërbimet janë pezulluar, pas bastisjeve të ushtrisë izraelitë të marten.

Izraeli, prej nisjes së luftimeve ka denoncuar faktin se Hamasi ka përdorur spitalet për fshehjen e militantëve dhe armatimeve të rënda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here