Sokol Mjacaj refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

0
266

Sokol Mjacaj ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit, pavarësisht se këta të fundit i kanë ofruar statusin e bashkëpunëtorit, me qëllim zbardhjen e plotë të vrasjes së Arben Lleshit pasditen e së premtes në burgun e Peqinit.

Nisur nga kjo, Prokuroria e Elbasanit ka shtuar akoma më shumë dyshimet se Mjacaj mund të jetë porositur për kryerjen e vrasjes, ndonëse kjo pistë është mohuar kategorikisht prej tij.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve policia ka ushtruar kontroll në banesën e të vëllait të tij me qëllim sekuestrimin e ndonjë materiali të vlefshëm për hetimin, por pa sukses.

 

Nga ana tjetër verifikime po kryhen për armën tip pistoletë me mulli me të cilën i dënuari përjetë kreu krimin e rëndë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here