“Po mos ta dija që do hyja në 41bis nuk do e vrisja”, zbardhet dëshmia e Mjacajt

0
504

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Sigurisë së lartë në Peqi, sigurohet dëshmia e autorit të krimit të djeshëm, i cili vrau dje me armë Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë.

Mes të tjerash i burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.

Detajet janë zbardhur në studion e emisionit Review nga gazetari Aldo Kozarja.

Sipas gazetarit, Mjacaj ka pohuar se nëse nuk do ta merrte vesh që do të izolohej në 41 biss, nuk do ta kryente krimin në fjalë.

Për t’u ndalur te ngjarja pasi është kryer vrasja kemi të bëjmë me një moment të rëndësishëm. Sokol Mjacaj i ka thënë zyrtarëve të grupi hetimor kur e kanë marrë në pyetje, nëse unë nuk do të merrja vesh se isha vendosur të futesha në 41 bis, nuk do ta kryeja këtë veprim sot. Ia ka thënë zyrtarëve të lartë këtë gjë është në dokumenta.

E ka kryer vrasjen nga njoftimi që ka marrë. Zyrtarë të policisë Shkodër kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe një kontroll në banesën e tij në Prekal në Shkodër”, tha gazetari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here