Inceneratorët ‘gllabëruan’ miliona euro/ Rama i shmanget pyetjes: Jam kryeministër, jo llogaritar

0
190

Kryeministri Edi Rama i është shmangur pyetjes së gazetarëve në lidhje me grabitjen e miliona eurove në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës, i cili nuk ekziston fare dhe SPAK pak ditë më parë lëshoi 15 urdhër-arrestet e para.

Rama u justifikue duke thënë se nuk është llogaritar, por kryeministër dhe sipas tij, ky nuk është një proces ku përfshihet qeveria, por prokurorët, të akuzuarit, avokatët, gjykatësit. Kreu i qeverisë tha se për këtë çështjet duhet folur, pasi të ketë dhënë vendimin gjykata.

“Unë nuk jam llogaritar, por jam kryeministër i Shqipërisë. SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos, dhe midis akuzës dhe vendimit ka një proces të tërë, që nuk është proces ku përfshihet qeveria, por prokurorët, të akuzuarit, avokatët, gjykatësit. Unë edhe pa SPAK-un fare jam i prirur që lojërat me shifra ti shoh me shumë skepticizëm. Ndërkohë që në këtë rast nuk është pyetje për mua, është çështje e një procesi që duhet të bëjë rrugën e vet dhe në fund ka një gjykatë që vendos në të treja shkallët e saj, dhe vetëm në fund mund të bëjmë diskutime të natyrës teorike se çfarë ndodhi e si ndodhi në aspektin e shifrave. Nuk dua të bëj koment se kam parë çudira që janë për të qeshur dhe për të qarë me këto kalkulatricet folklorike.

Nuk marr njoftime individuale, janë pjesë e një procesi dhe mekanizmi vendimmarrje, firma ime vendoset kur ka përfunduar punën dhe çështja x, y shtrohet në mbledhjen e qeverisë dhe pasi merr miratimin e gjithë ministrave. Në qeverinë time nuk merren miratime nëse çdo gjë nuk sheshohet më parë. Nuk ndodh në qeverinë time që unë të imponoj futjen e ça do veprimi që vjen i pasheshuar nga gjithë mekanizmat e diskutimit dhe negocimit mes të gjitha palëve, që do të thotë, firma në fund është thjesht zbardhja e një vendimi. Është proces institucional, nuk është muhabet.” – tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here