Berisha: Ditën kur mblidhej samiti i Brukselit, policia sekrete e narkodiktatorit Edi Rama rrëmbeu një gazetar

0
274

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar sot, sulmin psikologjik të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion kundë gazetarit Elton Qyno ditën e djeshme.

“Edi Rama është autor kryesor i bllokimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë, sepse Shqipëria është vendi i dhunimit të egër të të drejtave të lirisë së medias dhe gazetarëve, – nënvizoi Berisha gjatë konferencës për shtyp. – Ditën kur mblidhej samiti i Brukselit, prokuroria politike e Edi Ramës si një qelizë terroriste, rrëmben një gazetar në dhunim të ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare të medieve, për fajin e vetëm se ai ka publikuar dosjen që ata vetë e kanë shitur me shuma ndoshta miliona euro te bandat.

Cilido që lexon publikimin e guximshëm të Elton Qynos, i dërgon atij urimet më të mira për misionin. Se me publikimin, Qyno informoi publikun shqiptar dhe ndërkombëtar se ja cila është dosja që është shitur nga skapistët.

Një gjë është e sigurt, se Qyno nuk ka hyrë në dhomat e skapistëve për t’ua vjedhur dosjen. Dhe ai ka meritë të veçantë që informoi publikun për tregun kriminal të dosjeve të krimit nga grupe të strukturuara kriminale brenda SPAK-ut.

Ditën që në deklaratën e liderëve europianë për Shqipërinë, kërkohej nga Shqipëria respektimi i lirisë së medieve, rrëmbehej gazetari pa avokat në zyrat e policisë sekrete të Edi Ramës, Skapit të partisë.

Pra, edhe njëherë, nuk janë problemet që ka Europa, që kanë vendet evropiane, ato kanë qenë, janë dhe do jenë se gjithmonë krijohen mes vendeve fqinje, mes vendeve të lira, por janë qëndrimet mafioze të narkodiktatorit Edi Rama që nuk lejuan vendimin pozitiv të çeljes së negociatave për kapitujt e parë me Shqipërinë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here