Balla konfirmon pazaret Rama-Basha për Vettingun: Do të arrijmë dakortësi

0
119

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla konfirmoi pazaret Rama –Basha për zgjatjen e afatit të Vettingut. Balla konfirmoi edhe faktin që Lulzim Basha ka marrë garanci vetëm për ngritjen e komisioneve të posaçme dhe jo për realizimin e propozimeve të opozitës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka konfirmuar pazaret mes Edi Ramës dhe kryetarit të shkarkuar të PD-së, Lulzim Bashës, për të bashkuar votat për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut. Në një dalje për mediat, Balla vlerësoi  qëndrimin e mbajtur nga Basha dhe deputetët e tij, ndërsa sulmoi liderin historik të së djathtës, Sali Berishën.

Por, siç ishte paralajmëruar, për votat e Vettingut, Rama i ka dhënë Bashës vetëm ngritjen e komisioneve dhe jo garancinë për të pranuar propozimet e tij. Këtë fakt e la të kuptohej edhe kreu i grupit parlamentar socialist.

I pyetur nga gazetarët për çështjen “Toyota Yaris”, ku emri i tij, u përfol si i lidhur me këtë aferë nga Lulzim Basha, pas ardhjes së prokurorëve belgë në Tiranë, Balla ia la faturën, akuzuesit të tij.

Ndërsa marrëdhënia e Partisë Socialiste me Lulzim Bashën në Kuvend është në ditët më të mira, Taulant Balla bëri sulme dhe akuza ndaj  grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here