“200 mijë euro për kokën e Benit”, dëshmia e Indrit Shaqes si u krye vrasja në burgun e Peqinit

0
228

Është zbardhur dëshmia e Indrit Shaqes që mbeti i plagosur gjatë të shtënave me armë në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacja vrau Arben Lleshin.

Shaqja ka thënë se ishte duke gatuar në ambientet e dhomës në momentin e ngjarjes. Shaqja thotë se një polic e ka të dalë jashtë dhomës ku është ndeshur me Sokol Mjacajn. Ky i fundit i ka kërkuar Shaqes që t’i njoftojë Lleshin

“Polici i kollonës ka therritur dhe i ka thënën Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës se sektorit. Ka dalë dhe është afruar se kush më kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca i cili ka thënë se O indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për ti thënë dicka, ku është kthyer dhe ka parë në koridor të sektorit Arben lleshin e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë dicka.

Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shettasi Arben lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qënë duke parë ushqimin që ishte në sobë.

Ka dëgjuar fillimisht një krisëm si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin.

Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistolet në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajërimit, doli në koridor vet dhe ndoqi me vrap Sokolin.

kur ka dalë për në ajërim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajërimit hapi derën që të dilte në ajërim.

E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte cpo ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty.

Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B. Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qënë në burg dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajme 200 mij euro , do trë sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakort në të dyja rastet i anë thënë se nëse je dakort na kthe përgjigje me letër.

Në Peqin ka qënë për 3 muaj në regjim të posacëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”, thuhet në dëshmi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here