Peshkatarët ngrenë alarmin: Anijet po mbyten përditë dhe në vend që të bëjnë kantierin, bëjnë merkatën

0
113

 Peshkatarët e Shëngjinit reagojnë për degradimin e molit ku ankorojnë. Ata thonë se janë taksapagues të rregullt, por shqetësimet e tyre nuk gjejnë zgjidhje, gjithashtu theksojnë se u kërcënohet jeta.

Kjo është gjendja e molit ku ankorohen varkat e peshkimit në Shëngjin.

Dërrasat janë kalbur thuajse plotësisht mbi strukturën prej metali, duke u kthyer në rrezik jetën e peshkatarëve që ushtrojnë aktivitet aty.

“Molet ku njerëzit akuzojnë varkat për momentin janë në gjendje që është krejt mjerueshme dhe është shumë problem qoftë ditën, qoftë natën”

Problematika është e vjetër.

Por kurrë nuk është marrë asnjë masë për ndryshimin e situatës.

Janë rreth 100 peshkatarë që e kanë të lidhur punën me këtë mol.

Ata thonë se janë taksa pagues të rregullt, por nuk kanë marrë asnjë investim.

“Ne i kemi paguar taksat këtij shteti dhe investimi është zero sa i përket moleve”.

Në vitin 2018 Ministria e Bujqësisë lajmëroi  ndërtimin e një merkatoje peshku në këtë zonë, por projekti nuk parashikon ndërhyrjen në molin e peshkatarëve.

“Anijet po mbyten përditë dhe në vend që të bëjnë kantierin, bëjnë merkatën”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here