DETAJET/ 15 urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës/ 6 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ndaluar, 3 persona në kërkim, 6 në “arrest shtëpie”

0
423

SPAK iu deshën thuajse 3 vite hetime për të firmosur 15 masa sigurisë në lidhje me skandalin e inceneratorit të Tiranës, ku në mesin e arrestuarve janë zyrtarë të lartë në Bashkinë e Tiranës, si dhe ata që firmosën koncesionin më vlerë 128 milionë euro. Për biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të cilët janë aktualisht në arrati, gjykata firmosi një masë shtesë sigurie arrest me burg për korrupsion, pastrim parash dhe mashtrimit me pasoja të rënda.

 

Taulant Tusha, drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë Tiranë dhe Namik Simixhiu, zyrtar i lartë në këtë institucion, së bashku me Bledar Karolin dhe Jetmir Llapaj u arrestuan mbrëmjen e së premtes. Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka dhe ish deputeti socialist Alqi Bllako u njohën në qeli me akuzat e reja.

Në masë sigurie arrest shtëpie u lanë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

 

Nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se Lefter Koka në cilësinë e ministrit të Mjedisit ne bashkëpunim me vartësit e tij, në kundërshtim me ligjin, ka propozuar dhënien e bonusit prej 8 për qind të pikëve bonusit shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”.

Ky bonus thekson SPAK iu dha kësaj kompania, në një kohë që ende nuk ishin sqaruar kostot e projektit.

Hetimet kanë zbuluar se biznesmeni Klodian Zoto ishte në dijeni të rrethanave konkurruese, përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit, falë ndihmës dhe favorizimit nga zyrtarët e ministrisë së Mjedisit dhe anëtarët e komisionit të koncesionit.

 

SPAK thekson se zyrtarët e kanë pajisur shoqërinë ne fjalë me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here