Grabitje me makinat e marra me qera zbulohet banda e hajdutëve në Tiranë

0
282

Elton Qyno

grabitjaArrestohet 15 persona, mes tyre dhe një femër. Zbardhet skema e vjedhjeve të 30 automjeteve

 

Një operacion i ndërmarë nga tre komisariate në Tiranë,ka mundësuar arrestimin e 15 personave,të cilët kanë qënë pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitjen e makinave të marra me qëra. Grupi kishte arriturt të zgjidhte një skemë tepër të veçantë, ku të gjitha grabitjet e qytetarëve por edhe të automjeteve ti kryente, duke pëerdorur makinat e marra me qëra në kompani të ndryshme. Si rezultat i shënimit të disa rasteve me një skemë të ngjashme dhe kallëzimeve të kompanive që japin makina me qëra, policia dhe prokuroria e Tiranës, janë vënë në lëvizje, duke bërë arrestimin e plot 15 personave, aktiviteti i të cilëve është arritur të faktohet me prova konkrete. Sipas drejtorit të policisë së Tiranës, autorët e këtij grupi kriminal të arrestuar janë: Benardo Cakaj, Fation Bushgjoka, Kristian Bushgjoka, Sokol Sula, Arlind Mhilli, Leandro Cera dhe R.Bara. Ndërkohë që si pjesë e tyrë dhe tepër aktive ka qënë dhe Ina Sulejmani dhe Arbër Doko, përkatëisht 23 dhe 18-vjeç. Të gjithë këta persona kanë vepruar në kohë dhe vende të ndryshme dyke bërë vjedhjen e dhjetëra makinave dhe një kasaforte me 36 mijë euro.

30 automjete të vjedhura

Plot 30 automjetje, janë grabitur nga personat e sipërcituar të cilët pasi i mernin, i çonin ato në servise ku dhe i çmomntonin pjesë-pjesë. Lidhur me shtrirjen e gjërë të këtij grupi, policia e Tiranës ka koduar operacionin “Automjete me qëra”,ku në  sajë të shtirjes së gjërë të këtij procedimi duke bashkëpunuar edhe me komisariatet e disa qyteteve, u arrit dokumentimi ligjor i mekanizmit të vjedhjes me dhunë të këtyre shtetasve. Sipas drejtorit Bernard Çaushaj, autorët merrnin automjete me qera pranë zonës së stadiumit “Dinamo”, dhe më pas realizonin vjedhje me dhunë të kalimtarëve të sendeve personale e bizhuterive, kryesisht në orët e darkës. Sipas tij është dokumentetuar tërësisht me prova të pakontestueshme, implikimi i tyre në 30 vjedhje automjetesh, kryesisht të tipeve “Mercedez Benz”, të cilat më pas i dërgonin në një servis në Vorë, me qëllim çmontimin e tyre dhe shitjen më pas për pjesë këmbimi në Fushë-Krujë, Laç, Mamurras etj. Mekanizmi i vjedhjes së tyre, ishte marrja e automjeteve me qera dhe më pas kryenin vjedhje automjetesh apo vjedhje me dhunë të qytetarëve të ndryshëm. Gjithashtu personat në fjalë më datë 1 shkurt 2013, rreth orës 22:00 në Rrugën “Hasan Sufa”, kanë vjedhur me dhunë dy shtetas si dhe një shumë të konsiderueshme parash në 2 mijë euro dhe më pas janë larguar me automjetin tip “Ford Fussion” TR 0837 T, të marrë me qëra. Po ashtu është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ina Sulejmani 23-vjeç, dhe Arbër Doko 18-vjeç. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më 2 shkurt rreth orës 22:00 në afërsi të pallatit të Kulturës në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 150 000 lekë,shtetasit Ahmet Bici.

Vjedhja e kasafortës

Falë organizimit të hetimit në kohë, mbi identifimin vjedhjeve nga strukturat e hetimit pranë këtij komisariati, është arritur kapja e autorëve në afërsi të zonës së “Alliasit” Tiranë, të cilët janë shtetasit Besjon Cici, 25-vjeç dhe Aleksandër Froku, 19-vjeç. Këto shtetas,dyshohet se dy ditë më parë,rreth orës 12:30 kanë mundur të realizojnë vjedhjen e kasafortës duke përvetësuar shumën e parave prej 15 mijë euro si dhe vjedhjen e një sërë bizhuterish të cilat kapin vlerën e 21 mijë eurove. Në total vlera e përvetësuar arrin në rreth 36 mijë euro. Nga hetimet e deritanishme, është konkluduar se këto shtetas janë autor edhe të vjedhjeve të tjera, kryesisht me tendecën e vjedhjes së banesave në zona të ndryshme në Tiranës.

  1. Benardo CAKAJ, 23-vjeç
  2. Fation  BUSHGJOKA, 22-vjeç
  3. Kristian BUSHGJOKA 18-vjeç
  4. Sokol  SULA, 26-vjeç
  5. Arlind  MHILLI 23-vjeç
  6. Leandro CERA 18 vjeç
  7. R.BARA, 17-vjeç
  8. Besjon CICI, 25 vjeç
  9. Aleksandër FROKU
  10. Aleks MARKU 26- vjeç
  11. Elvin MURATI
  12. Ina SULEJMANI
  13. Arber DOKO

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency