Dinamo triumfon ndaj Erzenit, mjafdton goli i Hoxhës

0
199

Dinamo triumfoi 1-0 ndaj Erzenit, në ndeshjen e kampionatit të luajtur në “Niko Dovana”. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, pavarësisht rasteve. Në pjesën e dytë, ekipi nga Shijaku komplikoi llogaritë, pasi Atanda u ndëshkua me karton të kuq.

Dinamovitët morën avantazhin në minutën e 77-të, pas golit të Rrustem Hoxhës. Një rezultat i cili do mbetet i pandryshuar deri në fund, me ekipin e Mehmetit që merr kështu 3 pikë të rëndësishme.

Dinamo renditet në vendin e katërt me 15 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Partizanit në transfertë.

Erzeni renditet në vendin e parafundit me 13 pikë. Në sfidën tjetër, do luhet ndaj Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here