Tirana do të ketë një pallat me stadium, do të ndërtohet në vend të “Qemal Stafës”

0
279

t2 t3 t4 t5 t6 t7 t8

Stadium, Dohaport
Stadium, Dohaport

t10

 

 

Me sa duket Tirana do të ketë stadiumin kombëtar më të veçantë në botë. Ai do të jetë një stadium me pallat. projekti për stadiumin që do të ndërtohet në vend të “Qemal Stafës”.

Ai është prezantuar sot nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe kryeministri Edi Rama. “Për një projekt të tillë u desh koha e nevojshme dhe kjo kohë mund të ishte edhe më e gjatë. Por, ju them se është më e shkurtër sesa koha që kanë marrë projekte të ngjashme në Itali. Ky projekt është një bashkëpunim i suksesshëm me qeverinë. Kryeministri ka kontribuar maksimalisht për përshpejtimin e projektit dhe kalimin e pengesave”, tha Duka.

Ndërsa kryeministri Rama e konsideroi stadiumin e ri të Tiranës me Stadiumin e Juventusit (poshte).

 

Por këtu me sa duket ka një problem. Të gjithë tifozët shqiptarë të Juves që kanë shkelur në Juventus Stadium” nuk kanë parë aty ndonjë kullë. Ndërsa ky joni e ka një. Sikurse tha dikush, nën frymën e re të Partneritetit Publik Privat, ky nuk do të jetë një stadium me kullë, por një kullë me stadium. Këtu me sa duket prioritet ka qenë dhënia e një leje të kamufluar ndërtimi sesa ngritja e një arene dinjitoze për kombëtaren.

E çuditshmja është se për këtë kullë që mbiu papritur askush nga shpjeguesit e projektit nuk foli.

Lapsi.al bëri një kërkim të shpejtë (shikojeni poshtë) tek ata stadiume të mbaruar apo në projekt që konsiderohen si kryevepra të arkitekturës botërore. Askush nuk ngjan më shpikjen shqiptare të stadiumit me kullë.

 

Allianz Arena në Munich/ LArkitektura e fasadës së këtij stadiumi që pret ndeshjet e Bajernit të Munihut përbëhet nga 3000 mijë jastëkë ajri me psersion që ndryshohen me ngjyra të ndryshem. Kur luan Bajerni të kuqe dhe kur luan kombëtarja të bardha.

 

Stadiumi kombëtar i pekinit/ U fol shumë për këtë vepër të quajtur “Foleja e zogut” gjatë lojrave të 2008 në Pékin, me 140 suita luksi ai u projektua nga studioja Herzog & de Meuron.

 

Nou Mestalla Valencia/ Me 75.000 vende, i filluar në 2007 dhe i inaguruar ne 2011, ky stadium është vepër e arkitektit Mark Fenëick, i specializuar për struktuarat sportive dhe që ka marë përsipër shumë projekte për kupën e botës Karar 2022.

 

Bernabeau në Madrid/ Kabineti i arkitekturës L35 ka marrë përsipër rinovimin e këtij stadiumi që parashikon rinovimin e fasadës dhe të gjitha vendet të ulura.

 

Allianz Park, Palmeiras Brazil/ L’Allianz Park me 45.000 vende me dyqane luksi, suita e ambiente të tjera por pa një kullë përsipër.

 

Stadiumi olimpik Bakou en Azerbaxhan/ Me 65 mije vende i gjithi i ri po pa një kullë përsipër.

 

Doha port Stadium në Qatar/ SI gjendur në brigjet e golfit Persik, në Katar ky do të jetë një nga më madhështorët e e kupës së botës 2022

 

Arena Amazônia Manaus Brazil/ L’Arena Amazônia,gjendet prane pyllit më të madh në botë dhe parashikon që uji i shiut të grubbullohet dhe të përdoret për nevojat sanitare të kësaj strukture. Ai ka nje strukturë vegjetale që do te ruaje strukturën e brendshme të stadiumit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here