Përdore me ty/ Nisma sociale për fëmijët jetime, ndryshe nga çfarë keni parë deri tani (FOTO)

0
499

“Për dore me ty” është nisma më e re për ti ardhur në ndihmë jetimëve, një shtrese shoqërore e cila ka kaq shumë nevojë.

Nisma e ndërmarë nga një studente  Alberta Plaku, po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale ku edhe po gjen mbështetje jo vetëm nga të rinjtë por nga shumë qytetarë.

Alberta punon byzylykë dhe varëse më pas për ti shitur,  dhe me ato para i vjen në ndihmë fëmijëve jetimë.

Alberta shprehet se këtë nismë e ajo e ka marrë duke marrë shkas nga një histori e ngjashme e jetës së saj dhe kështu që ndihet e ‘detyruar’ të bëjë dicka për këta fëmijë.

Silidariteti  me njëri – tjetrin për njerëzit më në nevojë, mbase nuk zgjidh plotësisht problemet dhe nevojat e tyre, port ë paktën i bëjmë ata të  ndjejnë  që nuk janë vetëm.  Nisma të tilla qofshin edhe të  të vogla, individuale, edhe sado modeste për njerëzit në nevojë është një  mesazh  i  forte solidariteti dhe mbështetjeje.

Për më tepër ju mund të shikoni në profilin e instagramit @perdoremety për të porositur varsen apo byzylykun tuaj.

https://www.instagram.com/p/BR6oP3xDRpa/?taken-by=perdoremety

 

https://www.instagram.com/p/BR6U5M4DZsm/?taken-by=perdoremety

https://www.instagram.com/p/BR6U0sYD-yv/?taken-by=perdoremety

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here