OBSH: Spitali më i madh në Gaza po shndërrohet në varrezë, trupa të pajetë po grumbullohen kudo

0
222

Në spitalin Al Shifa të Gazës, më i madhi në territor, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e karburantit po shkaktojnë vështirësi të mëdha, duke ngritur shqetësimin për fatin e dhjetëra foshnjave të lindura para kohe që nuk janë më në gjendje të qëndrojnë në inkubatorët e tyre.

Christian Lindmeier, një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u shpreh për BBC se ashtu si foshnjat e lindura para kohe, spitali nuk është në gjendje të kryejë dializë veshkash për 45 pacientë që kanë nevojë për të.

Mjekët në Gaza thonë se trupat e pajetë kanë filluar të grumbullohen brenda dhe jashtë spitalit, tha Lindmeier, i cili u shpreh se spitali po kthehet në një varrezë.

“Rreth spitalit ka trupa të pajetë për të cilët nuk mund të kujdeset askush. Spitali nuk funksionon më siç duhet. Është pothuajse një varrezë.” nga zëdhënësi Lindmeier nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here