OBSH jep alarmin: Përgatitu Evropë, virusi Zika “vjen” dhe në Shqipëri

0
169

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se virusi Zika pritet të përhapet në Evropë gjatë pak muajve të ardhshëm. Në një raport të publikuar, OBSH-ja tha se me rrezikun më të madh në Evropë ballafaqohen Madeira e Portugalisë, vendet në bregdetin e Deti të Zi, Rusia dhe Gjeorgjia, dhe rajoni i Abhazisë. Gjasat për përhapje të virusit Zika në 18 shtete konsiderohet i lartë.

Në këto vende përfshihen Kroacia, Turqia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Gjeorgjia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ky virus, që për burim i ka mushkonjat, është zbuluar në më tepër se 50 vende, ndërsa rasti i parë ishte në Brazil në vitin 2015. OBSH i bën thirrje vendeve të eliminojnë zonat e riprodhimit të mushkonjave dhe t’u sigurojnë qytetarëve e veçanërisht grave shtatzëna, informacione mbi pasojat e mundshme të sëmundjes.

Agjencia paralajmëron shumicën e vendeve që rrezikojnë të preken, të përgatiten për të përballuar rastet e reja dhe për t’i trajtuar ato me shpejtësi, ndërsa disa të tjera duhet të zhvillojnë kapacitetet për të diagnostikuar virusin. Zika është lidhur me rastet e foshnjave që lindin me defekte në tru.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here