Korruptoi punonjësit e hipotekës për tu bërë pronar i pyllit në Ardenicë, arrestohet 36-vjeçari Bledar Koçiu

0
227

6300 metra katrorë pyll, ku shtrihet pika turistike e Ardenicës ishte e vjedhur. Skandali është zbuluar disa vite pasi Arben Lushi është bërë pronar i pyllit dhe i pikës turistike, duke korruptuar punonjësit e Hipotekës. Njëri prej tyre, 36 vjeçari Bledar Koçiu  ish-regjistrues i Z.V.R.P.P Lushnje, është arrestuar, së bashku me “pronarin” e Ardenicës dhe Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg pa afat.

Të dy akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës“, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i dokumenteve”.

Po ashtu, togat e zeza caktuan “Ndalim i daljes jashtë shtetit” për 32-vjeçarin me iniciale E.Rr., me detyrë ish-hartograf pranë Z.V.R.P.P Lushnjë, ndërsa u shpall në kërkim 52-vjeçari me iniciale S.K, me detyrë jurist pranë Z.V.R.P.P Lushnjë. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin akuzohen se kanë dhënë në kundërshtim me ligjin një pronë shtetërore me sipërfaqe 6300 metër katror pyll, në të cilën është ndërtuar pikë turistike, Arben Lushi duke e pajisur me certifikatë pronësie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here