“Maskat” nuk ndalen. Pas Xhamisë grabitet Kisha në Berat

0
204

Grabitjet në objektet e kultit nuk kanë të ndalur. Një ditë pasi u grabit xhamia “Ebu Beker” në Shkodër, një epitaf kishtar me vlera të papërsëritshme është vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Kishën e Shën Sipiridhonit, në lagjen muzeale “Goricë” .
Sipas burimeve të policisë behet me dije se persona ende të paidentifikuar kanë mundur të hyjnë nga muri rrethues i kishës, në një hyrje të pasme dhe më pas janë futur në mjediset e saj për të vjedhur një nga objektet më me vlerë të kësaj lagjeje.

Lidhur me këtë ngjarje At Kristaqi, u shpreh se autorët kanë arritur të vjedhin epitafin e kishës dhe të grabisin të gjitha paratë që ndodheshin në arkën e qirinjve, ku besimtarët apo vizitorët i hedhin për mirësi.  “Epitafi ka vlera të papërsëritshme shpirtërore dhe shërben për t’u lutur gjatë riteve fetare. Ai daton 200-300 vite më parë dhe vlerat e tij janë shumë të mëdha”, shprehet At Kristaqi.
Personi i parë që ka konstatuar vjedhjen ka qenë një punonjës, i cili ka gjetur të shqyer derën e brendshme të kishës. Ky i fundit ka kërkuar ndihmën e policisë, ku këta të fundit mbërritën në vendin e ngjarjes dhe kryen hetimet për të identifikuar autorët e kësaj vjedhje. Bëhet me dije se policia e Beratit ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here