Greqia vendos pengesën e parë ndaj integrimit europian të Shqipërisë, shkak çështja Beleri

0
231

Greqia i vendos bllokadën e parë Shqipërisë sa i takon integrimit në BE, për shkak të çështjes “Beleri”. Lajmi bëhet i ditur nga mediet greke, të cilat shkruajnë se shteti grek nuk ka pranuar të firmosë një  letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare te BE për Shqipërinë për çeljen e negociatave.  Edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë trajtuar së bashku, Greqia ka vendosur t’i japë dritën e gjelbër vetëm Maqedonisë së Veriut. Gazeta greke, Kathimerini shkruan se  ky qëndrim i Greqisë mund të ndryshojë, nëse Edi Rama heq dorë nga burgosja politike e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Gazeta greke, Kathimerini  shkruan se ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë dritën jeshile për negociatat e kapitujve të parë, pasi Bullgaria ka rënë dakord, kjo gjë nuk ka ndodhur me Shqipërinë, edhe pse deri tani, të dy vendet kanë qenë të lidhura në rrugën e integrimit.

 

Kapitujt e parë që do të negocionte Shqipëria lidhen ngushtë me re drejtat e njeriut dhe autoritetin gjyqësor, lirinë dhe sigurinë.

 

Gazeta sjell në vëmendje se  pak ditë më parë është bërë publik progres-raporti i kandidatëve për anëtarësim në BE, ku me një referencë të tërthortë, por jo të qartë flitet për ndërlikimet e shkaktuara nga çështja Beleri në marrëdhëniet greko-shqiptare.

 

“Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana ecën përpara për të treguar se ka vend për diskutim dhe jo një shfaqje force nga ana e kryeministrit Rama. Kujtohet se Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që zotit Beleris t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, gjë që deri tani është refuzuar nga gjykatat shqiptare”, shkruan më tej Kathimerini.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here