Rama në gazetat italiane: Në Shqipëri do vijnë 3 mijë, jo 36 mijë refugjatë. S’e di nëse pakti do funksionojë

0
169

Çështja e emigrantëve dhe marrëveshja e arritur mes kryeministres së Italisë Giorgia Melonit dhe kryeministrit të Shqipërisë Edoi Rama vijon të jetë pjesë e debatit në vendin përtej Adriatiku.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, është shprehur se askush nga aktorët apo faktorët ndërkombëtarë nuk e ka kritikuar për këtë vendim.

Po ashtu ai komentoi edhe akuzat e Berishës.

“Nuk komentoj kurrë në gjuhë të huaj opozitën në Shqipëri, e fjalët e një politikani deklaruar non grada nga SHBA për korrupsionin e rëndë që ka përfshirë familjen e tij e se ka minuar demokracinë, nuk i komentoj as në shqip”, theksoi ndër të tjera kryeministri Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here