Skandal te kryesia/ Garda nuk lejon deputetët e opozitës të futen brenda

0
146

Skandal para Kryesisë së Kuvendit.

Deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në godinë, por janë penguar nga Garda e Republikës

Deputetët e opozitës, të cilat janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, nuk u lejuan të futen brenda godinës së kryesisë, për të marrë pjesë në komisionet parlamentare.

Kjo ka shkaktuar tensione dhe përplasje me efektivët e Gardës së Republikës, të cilët kanë bllokuar derën.

Ky shënon një skandal të paprecedent, pasi nuk lejohet as hyrja e deputetëve në zyrat e tyre dhe as mbledhja e grupit parlamentar.

Flamur Noka arriti të kapërcente kangjellat dhe të futej brenda kryesisë, përpjekje bëri edhe Saimir Korreshi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here