Detaje nga aksidenti në Tiranë/ Makina përplasi fillimisht vajzën, një mjek rastisi pranë të plagosurve

0
414

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi vetëm një orë më parë në kryeqytet, pranë Kryeministrisë.

Mësohet se mjeti, i cili po vinte me shpejtësi tej normave të lejuara nga Liceu për te kryqëzimi i RTSH-së, ka dalë nga rruga duke përplasur çiftin e të rinjve që po ecnin përgjatë trotuarit.

Fillimisht mjeti ka përplasur vajzën, më pas dhe djalin.

Fatmirësisht, në momentin kur ka ndodhur aksidenti, aty pranë është gjendur një mjek, i cili u ka dhënë ndihmën e parë. Më pas ata janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Mësohet se gjendja e vajzës është kritike dhe se ajo i është nënshtruar operacionit.

Ndërkohë, dy të rinjtë që ndodheshin në mjet, janë shoqëruar në komisariat.

Policia dhe grupi hetimor ndodhe në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here