Pashpirtësia dhe papërgjegjshmëria e Erion Veliaj është kriminale/ Blushi: Bashkia e Tiranës i refuzon ndihmën invalides në karrocë që jeton nën ujë prej dy ditësh! (VIDEO)

0
400

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një rast të vështirë të një zonje me aftësi të kufizuara e cila po përballet me pasojat e stuhisë së ditës së premte, ku shtëpia e saj është tërësisht e mbuluar prej ujit dhe ka nevojë për ndihmë emergjente.

Duke i bashkangjtur dhe një video të situatës, Blushi shkruan se Bashkia e Tiranës edhe pse është kontaktuar nga vetë zonja nuk ka lëvizur as gishtin për ta ndihmuar.

Gjithashtu përmes këtij reagimi a ii bën thirrje drejtësisë të veprojë me urgjencë ndaj cilitdo zyrtari të Bashkisë Tiranë, që në shpërdorim të hapur detyre i ka refuzuar ndihmën një qytetari në vështirësi ekstreme.

Postimi:

Zonja e nderuar me nevoja të veçanta Shpresa Spahiu është një aktivisite e dalluar në mbrojtje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Përmbytja e dy ditëve më parë e ka kthyer në moçal banesën e saj (një garazhd përdhes) në Njësinë Nr.9, në rrugën “Don Bosko” duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit.

U informova sot prej saj se ambienti ku jeton prej kohësh përmbytet pas çdo rrebeshi shiu, por dy ditë më parë situata për të ka qenë apokaliptike.

Prej 48 orësh zonja Shpresa jeton nën ujë dhe siç më informoi, Bashkia e Tiranës edhe pse i është drejtuar për ndihmë nuk ka lëvizur as gishtin për ta ndihmuar.

KY ËSHTË KRIM DHE MERITON NDËSHKIM!

I bëj thirrje urgjente shërbimit zjarrfikës në Tiranë dhe të gjitha strukturave përgjegjëse shtetërore të reagojnë menjëherë për të bërë të mundur tërheqjen e ujit nga banesa e zonjës Shpresa Spahiu, që meriton shërbim dinjitoz.

I bëj thirrje drejtësisë të veprojë me urgjencë ndaj cilitdo zyrtari të Bashkisë Tiranë, që në shpërdorim të hapur detyre i ka refuzuar ndihmën një qytetari në vështirësi ekstreme.

Zonja Shpresa Spahiu meriton një banesë sociale sa më parë, pasi jetesa në këtë ambient të kalbur nga uji është e pamundur.

Çdo sekondë që kalon është një rrezik i shtuar për shëndetin dhe jetën e saj!

https://www.facebook.com/TediBlushi/videos/990867642210474

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here